Home AKTUALITET POLITIKË ‘Me goditjen që more nga Gjykata Kushtetuese nuk të ka vlerë asnjë...

‘Me goditjen që more nga Gjykata Kushtetuese nuk të ka vlerë asnjë fjalë’, Rama flet për vendimin që la në detyrë Metën

131

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar vendimin e Kuvendit që shkarkoi Ilir Metën. Rama thotë se Gjykata Kushtetuese nuk varet nga qeveria, dhe nuk është nën kontrollin e tij.

Kryeministri shkruan se vendimet e gjykatave duhet të respektohen, dhe mbi to nuk mund të bëhen komente të mëtejshme.

Komentuesi: Me goditjet që more nga gjykata k.  Sot nuk të ka asnjë vlerë fjala. Dikur të mbuluam me vota , po me sa duket , nuk e ke ptoblem të dalësh i zbuluar. Asnjëherë nuk më ke zhgënjyet si sot. Dikur për të votuar ty, më thyen krahun. Të trokitëm ndonjëherë në derë.Fiasko.

Edi Rama: Bajram Saraci gjykata kushtetuese nuk varet nga qeveria i dashur Bajram dhe nuk e kuptoj per cfare dalje zbuluar e ke fjalen, sepse faktikisht gjykata kushtetuese doli kunder vendimit tone!

Ah, nese ti ke menduar se une duhet te kontrolloj edhe gjykaten kushtetuese atehere ky nuk eshte faji im, sepse detyra ime eshte komplet tjeter dhe per sa kohe e kemi zgjedhur kete sistem, duhet te pajtohemi edhe me faktin se pushtetet e pavarura mund te marrin vendime qe nuk na pelqejne!

Une nuk dua t’i komentoj vendimet e gjykatave, sepse nuk me takon, por qe te me thuhet se nje vendim gjykate qe bie ndesh komplet me qendrimin tim qenka zhgenjim prej meje, kjo eshte absurde fare