Moti i keq ka përfshirë vendin prej dy ditësh, ndërkohë që situata në disa zona është problematike.

Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar disa përmbytje në disa zona në Fushë-Krujës.

Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.

Në njësinë administrative Balldren për shkak të situatës së rënduar ka sipërfaqe të mëdha të mbuluara me ujë, në  fshatrat Mabe, Piraj, Gjadër te NJA Dajç dhe Torovicë.

Sipas të dhënave nga strukturat e MC të bashkive Lezhë, Kurbin dhe Mirditë  sasia e reshjeve të rëna  për 2 ditët e fundit ka qenë 212 mm.

Vetëm për 24 orët e fundit nga dje në mëngjes  deri tani ka rënë 82 mm  shi.

Lumi Gjadër dhe Drin janë  mbushur dhe tërheqja e ujit bëhet shume ngadalë  por nuk kane dale nga shtrati .

Kuota e lumit Drin është +1m nga +2 që është kuota kritike.

Lumi Mat ka rritur prurjet por pa krijuar problem.

Sipërfaqe të përmbytura kemi në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht rreth 700ha, ndërsa në njësinë administrative Balldre rreth 500ha.

Në njësinë administrative Dajç bashkia Lezhë, në fshatin Gajdër kemi 15 banesë në ujë dhe ura e Zojsit është e pakalueshme.

Në fshatin Zojs kemi 5 banesa në ujë.

Në njësinë administrative Balldren, fshati Kakarriq kemi 3 banesa në ujë.

Situata në Qarkun e Dibrës është e qetë, ka pasur reshje të shumta shiu dhe stuhi gjatë natës.

Sipas stacioneve lokale të instaluar në HEC-et e vogla gjatë 24 orëve kanë rënë mbi 190 mm shi.

Nuk ka patur probleme në Rrugën e Arbrit. Gjatë natës ka pasur rënie gurësh në aksin Milot-Burrel në afërsi të tunelit të Shkopetit, ku është bllokuar rruga.

Ndërhyrja e kompanisë mirëmbajtëse ka qenë me vonesë, dhe rruga është bërë e kalueshme në një sens vetëm pas mesnatës.

Deri tani nuk raportohen problematika. EC janë në terren dhe po marrin kontakte me banorët e zonave të thella. Probleme me energjinë elektrike ka pasur në disa zona.

Situata në Vlorë gjatë mëngjesit të kësaj të hëne ka qenë relativisht e qetë.

Probleme ka me energjinë elektrike në disa zona si Babicë, Rradhimë, Dukat e Llogara ku ka pasur ndërprerej të shpeshta. Ndërkohë vijon i pezulluar lundrimi detar, ndërsa ka pasur edhe pemë të rrëzuara  në Pyllin e Sodës, por pa krijuar probleme në qarkullim.

I gjithë territori i qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Ka patur rënie inertesh dhe gurësh si dhe bllokime tumbinosh nga subjektet kontraktore është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Rrugët në bashki janë të qarkullueshme, përveç rrugës që lidh fshatin Shipshan me rrugën nacionale bashkia Tropojë si rezultat i rrëshqitjes së dherave.

Në rrugën që lidh lagjen Balshaj të fshatit Tropojë e Vjetër   si rezultat i prurjeve të mëdha të përroit rrezikohet një urë.

Është një urë në fshatin Kepenek dhe një  në fshatin Zogaj të Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë të cilat paraqesin problematika.

Rezervuaret janë në monitorim në të gjithë Qarkun, përveç rezervuarit në fshatin Zherkë Nj.Ad Bytyq bashkia Tropojë i cili ka shembje dige dhe mbushje në ekstrem si rezultat i prurjeve të mëdha.

Nga bashkia Tropojë janë marrë masat për evakuimin e familjeve të rrezikuara.

Furnizimi me energji elektrike është normal përveç fshatrave Pistë, Mgull, Qam dhe Gëdheshtë bashkia Kukës,  fshati Vranisht Nj.Ad Fajza bashkia Has,  fshatrat Dragobi,  Valbonë Nj.Ad Margegaj, fshati Llugaj Nj.Ad Llugaj, fshati Berishë Nj.Ad Bytyq dhe Nj.Ad Lekbibaj bashkia Tropojë.

Furnizimi me ujë të pijshëm është normal./Abcnews.al/