Presidenti Ilir Meta ka komentuar propozimin e bërë nga Presidenti i KiE, Charles Michel që Shqipëria të bëhet shtet i asociuar i Bashkimit Europian.

Kreu i shtetit tha se ideja është interesante, por sipas tij më e rëndësishme është rezoluta e PE për Shqipërinë.

“Idetë që hidhen nga individë të caktuar pavarësisht nga funksionet që mbajnë janë interesante. Mendoj se më të rëndësishme janë këto detyrime të shkruara nga institucione më të larta të BE, që zgjedhin këto zyrtarë dhe i kërkojnë llogari. Këto janë të pashmangshme, për një vend që dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian”, tha Meta.

Michel tha gjatë një konference me kryeministri Edi Rama të premten (20 maj) foli për idenë e anëtarit të asociuar të BE-së të hedhur nga presidenti Macron.

Ai tha se e ka diskutuar dhe me kryeministrin Rama për sa i përket Shqipërisë, ku shtoi se kanë rënë dakord që kjo nismë i hap rrugë një bashkëpunimi më të mirë bashkëpunimit mes Brukselit dhe Tiranës.