Shqipëria është renditur në vendin e 22-të me 76 vota në Eurovision 2023.

Albina dhe familja Kelmendi, të cilët u prezantuan me këngën “Duje”, u pritën mjaft mirë nga publiku, por rezultati nuk tregoi të njëjtën gjë.

Një reagim pas kësaj e ka bërë edhe bashkëshorti i Albinës, biznesmeni, Valon Vataj.

Ai në një postim në InstaStory thekson se politika edhe këtë herë ka triumfuar kundër trojeve shqiptare.

“Politika triumfoi si zakonisht kundër trojeve shqiptare. Eurovision nga aspekti profesional e njerëzor nuk ka më vlera. Familja ime është fituese e ruajtjes së vlerave muzikore e kombëtare”, u shpreh ai.

“Krenar me ju deri në vdekje. Faleminderit Shqipëri etnike kudo që jeni”, vazhdoi më tej Vataj.

Suedia ndërkaq u shpall fituese e këtij edicioni me Loreen, kënga e së cilës titullohet “Tatto”.

Previous articleKanosi me fjalë, kryetarin e njësisë administrative Fratar, procedohet penalisht 54-vjeçari
Next articleDështimi i pajisjeve PEI, Celibashi: Në 532 qendra votimi nuk kemi asnjë informacion, në rastin më të keq nuk funksionon pajisja