Ardit Kërtusha

Okay! Mund ta themi pa frikë tanimë e pa asnjë lloj ndrojtje se Shqipëria afirmohet në arenën ndërkombëtare si vendi i çudirave. 30 e kusur vite tranzicion e dita-ditës s’po dimë të shqiptojmë, dëgjojmë fjalën “progres”.

Por natyrshëm lind pyetja përse kjo gjendje? Përse ky regres? Kush janë fajtorët? Mazhoranca jonë a ka kontribut në këtë megatranzicion? Sa është roli i saj?

Po ndiqja me vëmendje takimin e KM me Drejtuesit e Policisë, prisja minimalisht një takim konfidencial me dyer të mbyllura të bazuar në legjislacionin e policisë. Por na u ofrua një shfaqje teatrale politike ku jemi mësuar rëndomtë t’i shohim të zhvilluar nga zoti Rama. E vetmja gjë që ndryshoi në këtë takim ishin protagonistët,sepse mesazhi subjekti dhe përmbajtja ishte e njëjtë. Politike dhe sa më shumë propagandë dhe show mediatik.

100 ditëshi ishte ajo që të gjitha mediat pasqyruan. Po mirë zoti Rama, është e disata herë për vendin kërkoni ta drejtoni me 100 ditësha. Por si një qytetar i këtij vendi kam të drejtën e një pyetje modeste. A ju ka dhënë ndonjëherë rezultat kjo qeverisja e juaj 100 ditore?

Mesa mbaj mend me 100 ditë luftuat Kultivimin e lëndëve narkotike,dështuat në krye të vitit, vendi u kanabizua dhe Portet u kthyen në pika grumbullimi dhe radarët u bën si pajisje elektroshtëpiake, u ndiznin dhe u fiknin sipas dëshirës. U futëm tek hartat e “kultivuesve vip të kanabisit”, nuk latë kryefamiljar të varfër pa proceduar për ta bërë shembull. Disa nga shembujt dhe u vetëflijuan nga turpi që vetëm qeverisja 100 ditëshe mund ta bëj.

Dhe e dini për çfarë do të mbahet mend kjo qeveri 100 ditëshe, pikërisht vetëm për këtë. Ndërkohë që u proceduan të varfëritë,oligarkët sipërmarrësit deri tek biznesi i mesëm abuzojnë çdo ditë me energjinë elektrike duke zeruar kilovatët në kurriz të qytetarit të ndershëm dhe të varfër.

Dhe për kë? Për një grup njerëzish oligarkë që nga më i larti i hierarkisë duke vazhduar nga administratori i OSHEE-së dhe duke vijuar tek drejtorët rajonal të OSHEE janë subjekti më i madh i hetimit nga Spak. Pasi janë struktura për mendimin tim ndër më të korruptuarat të aparatit shtetëror. Abuzojnë çdo ditë dhe kilovatin e kanë kthyer si bitcoin-a korrupsioni.

100 Ditë luftoi Skënderbeu i Elisës ndërtimet informale, maksimizoi ndëshkimet për qytetarët e thjeshtë centralizoi lejet e ndërtimit duke ja marrë kompetencat pushtetit vendor duke i centralizuar në KKT Këshillin kombëtar i Territorit.

Kjo per dy arsye duke mos i shërbyer qytetarit dhe duke favorizuar korrupsionin në një nivel më të lartë. Dhe e dini cili është produkti i këtij 100 ditëshi? Ndërtime pa leje, kantierë ndërtimi pa leje vetëm duke korruptuar policinë dhe drejtoritë vendore të mbrojtjes së territorit vazhdojnë çdo ditë në çdo cep të Shqipërisë.

Pra të dashur lexues me aksione 100 ditore nuk drejtohet familja dhe aq me pak një shtet. Zoti Kryeministër keni bërë diku më pak diku më shumë se 5 aksione 100 ditore dhe ku keni ne qeverisje 3010 ditë.

Pra në një shumatore të thjeshtë duke e marrë të mirëqenë që në aksionet 100 ditore janë punuar të 100 ditët (se dhe këtu ka pjesë për diskutim se në këto 100 ditë vetëm 3 ditë keni angazhim real) i bie 500 ditë qeverisje dhe 2510 ditë amullie dhe pushime Nusreti Dubai.

fax