Forcat Operacionale në bashkëpunim me njësinë speciale “Shqiponjat”  kanë zbarkuar pasditen e sotme në Elbasan, duke rrethuar rrethrrotullimin në hyrje të qytetit.

Bëhet me dije se Policia po kryen kontrolle të befasishme, duke ndaluar çdo automjet luksoz dhe me targa të huaja. Ende  nuk dihen detaje nga operacioni, ndërsa në vijim pritet të mësohen dhe rezultatet e këtyre kontrolleve “blic”.