Home AKTUALITET Shqiptarët të lodhur nga mbajtja e maskës, 81.82% shprehen se janë...

Shqiptarët të lodhur nga mbajtja e maskës, 81.82% shprehen se janë pro heqjes së masave anti-covid.

15

Vaksinimi i popullsisë, imuniteti natyror, ngrohja e motit, por edhe ulja e numrit të të infektuarve ka bërë që shqiptarët të lodhen nga mbajtja e maskës.

Në rrugë apo lokale, nëse nuk do të ishim në pandemi, mund të themi se jemi në një situatë normale.

Në qytetin e Elbasanit qytetarët kanë lënë mënjanë masat anti-Covid, tashmë maska mbahet në xhep ose në dorë.

Por edhe pse ka nisur procesi i vaksinimit, ekspertët e Shëndetit Publik dhe OBSH rekomandojnë mbajtjen e maskës dhe distancës me persona që nuk janë vaksinuar, pasi kanë potencial për t’u infektuar.

E megjithatë në një sondazh të bërë nga Egnatia News, nëse jemi gati t’i kthehemi normalitetit pa maska dhe pa kufizime në orare, të dhënat tregojnë qartë që qytetarët janë të lodhur nga pandemia dhe masat e marra për asimilimin e saj.

81.82% e pjesmarrësve janë shprehur se janë tashmë gati t’i kthehen jetës që kishin para marsit të vitit të kaluar. 18.18% e pjesmjarrësve janë ende skeptik dhe zgjedhin të ruajnë veten dhe të tjerët deri në vaksinimin e plotë të popullatës. /Egnatia News
K.Q