Pak para nisjes së takimit të samitit G7, kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak u fotografua duke gatuar petulla tradicionale japoneze Okonomiyaki.
Ditën e sotme, kryeministri Sunak përshëndeti vendimin e SHBA-së për t’i hapur rrugën Ukrainës për të marrë avionë luftarakë F-16.
Sunak shkroi në Twitter: Njoftim i mirëseardhur se SHBA do të miratojë trajnimin e pilotëve ukrainas në avionët luftarakë F-16. Britania do të punojë së bashku me SHBA-në dhe Holandën, Belgjikën dhe Danimarkën për t’i siguruar Ukrainës aftësinë ajrore luftarake që i nevojitet.
