Nga Arbër Hitaj!

Sikur Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta!
Ishte një ditë e bukur për demokracinë, Monika Kryemadhi dha dorëheqjen nga LSI. Arsyeja, mos arritja e objektivit në zgjedhjet e 25 Prillit! Ajo pranoi se kishte dështuar në arritjen e premtimeve, se qasja e saj ishte e gabuar duke mos paraqitur asgjë të re në votime. Zonja Kryemadhi kërkoj falje edhe ndaj të rinjve, që mes Kejdi Mehmetajt që mori mbi 1000 vota zgjodhi Petrit Vasilin që mori 300 vota!
Kryemadhi paralajmëroi se do të tërhiqet nga politika aktive dhe do t’i dedikohet familjes dhe gatimit, në kohën e mbetur nuk do të jetë zonja e parë, dhe nuk do të retushoj fotografitë kur takon Papa Françeskun etj. Salla duartrokiti, Petrit Vasili lëshoj lot nga syri i majtë, me të djathtin po kontrollonte sallën, duke kalkuluar kush do të jetë kryetari i ri. Monika Kryemadhi e mbylli konferencën duke i qëndruar fjalës së saj se Ilir Meta është mirë në Presidencë dhe për gabimet që ka bërë nuk do të vijë më të krye të LSI.
Konferencë urgjente për shtyp edhe në Presidencën, Ilir Meta lajmëroi se do të tërhiqet nga politika, LSI i përket të rinjve tha ai me bindje. Meta pranoj se do të lejojë garën e hapur në LSI dhe një figurë e re do ta drejtojë forcën e tij politike. Meta hodhi poshtë aludimet se kjo parti është një forcë politike me bazë familjen e tij, por i përket gjithë të rinjve të Shqipërisë, që premtoj se do t’i fusë të gjithë në punë, duke u larguar baballarët nga puna. Konferenca zgjati, Meta insistoi, LSI nuk do ketë me imazhe të vjetra që marrin vendimet e rëndësishme, por do të jenë të rinjtë e Jalës që do vendosin. Ai më në fund pranoi se ka pasur gisht në djegien e mandateve, edhe pse siç bëjnë kur blejnë mobilet e shtëpisë Monika i vendosi vulën! E ardhmja është e të rinjve, e mbylli Meta…

Egnatia news