Presidenti i vendit, Bajram Begaj, thotë se po ndjek me vëmendje situatën e rënduar në vend për shkak të reshjeve dhe stuhive.

Begaj shprehet se është e rëndësishme që të gjitha institucionet përgjegjëse të tregojnë përgjegjshmëri maksimale për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi si duhen marrë masa për përballuar emergjencat e ditëve në vijim.

Postimi i Begajt:

Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit.

Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim.

Është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore.