RYAN Giggs bombardoi ish të dashurën e tij me mesazhe seksuale dhe kërcënoi se do të shpërndante publikisht videot e çiftit me përmbajtje intime nëse ajo nuk përgjigjej, u tha sot në gjykatë.

Ish-ylli i Manchester United akuzohet për ndjekjen dhe shantazhimin e Kate Greville, 38 vjeç, gjatë një periudhe trevjeçare.

Kate tha në një deklaratë të policisë, e cila u lexua në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit: “Ai nuk do të më linte të qetë.

“Nëse nuk do t’i përgjigjesha, do të merrja shumë mesazhe abuzive.

“Ai më dërgoi një email një herë me shantazh dhe ishte një video e asaj që kishim bërë.