Personi që shihni në këto foto është Betim Kastrati, 38-vjeçari që u gjet i pajetë brenda makinës së tij në afërsi të rreth rrotullimit të Kolonjës, ka konfirmuar gazetarja e Panorama në Fier.

Mësohet se ai punonte shofer në Autoritetin Portual të Durrësit.
Burimet i thanë Panorama se kohët e fundit ai ka qenë në depresion, çka dyshohet edhe të jetë bërë shkak për veprimin e rëndë që ai ka ndërmarrë, duke i dhënë fund jetës.

“Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, tha policia.

Gazetar i Panorama në Durrës konfirmoi se i riu ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.