Home SPORT Skualifikoi Francën pasi dështoi nga pika e bardhë, reagon Mbappe: Do ta...

Skualifikoi Francën pasi dështoi nga pika e bardhë, reagon Mbappe: Do ta kem të vështirë të fle, më vjen keq, doja të ndihmoja ekipin por…

16

Kylian Mbappe, i cilësuar si një nga talentet më premtuese të Francës, dështoi mbrëmjen  e djeshme nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhuruar kualifikimin skuadrës së Zvicrës.

Në një postim në rrjetet sociale, pas ndeshjes, Mbappe është shprehur i keqardhur nga ajo që ndodhi, ndërsa ka uruar skuadrën e Zvicrës për kualifikimin në raundin tjetër.

Ja çfarë shkruan futbollisti:

Shumë e vështirë për të kthyer faqen. Trishtimi është i madh pas këtij eliminimi, ne nuk mund ta arrinim qëllimin tonë. Më vjen keq për këtë penallti. Doja të ndihmoja ekipin por nuk arrita.

Të arrij të flej do të jetë e vështirë por fatkeqësisht janë uljet dhe ngritjet e këtij sporti që unë i dua shumë. E di që ju tifozë jeni zhgënjyer, por unë ende dua t’ju falënderoj për mbështetjen tuaj dhe që gjithmonë keni besuar tek ne.

Gjëja më e rëndësishme do të jetë të ngrihemi edhe më të fortë për të ardhmen. Urime dhe fat të mbarë Zvicrës.

(E.K/Faxweb.al)