Një turist slloven ka humbur jetën teksa po vizitonte kalanë e Rozafës në Shkodër këtë pasdite.

65-vjeçari S.P., është rrëzuar aksidentalisht dhe u dërgua menjëherë në spital. Por nga plagët e marra në kokë nuk mundi të mbijetonte dot.

Ndërkohë grupi hetimor është ende në terren ku ndodhi ngjarja për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, shtetasi slloven S. P., 65 vjeç, banues në Slloveni, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës.

65-vjeçari është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra në kokë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale.