Erion Murataj PSD

Një anketë e përdoruesve të Reddit me pyetjen “cilat janë gratë më të bukura në planet” u krye nga faqja e internetit insidermonkey.com. Në krye të listës, e cila u përpilua bazuar në numrin e komenteve të bëra nga përdoruesit e Reddit, janë gratë nga Kolumbia, me 345 vota. Sipas hulumtimit, gratë kolumbiane mishërojnë modelin më ideal të bukurisë në botë me flokë të shëndetshëm, sy ekzotikë dhe shprehje femërore.

Në vendin e dytë renditen gratë polake me 324 vota, kryesisht sepse kanë gjene të mira. Gratë greke u renditën të tretat me 311 vota nga përdoruesit e Reddit, pasi ato janë më të bukura se bukuritë natyrore të vendit. Në vendin e katërt renditen gratë ruse, me 311 vota falë syve të tyre blu, gri dhe kafe, ndërsa në vendin e pestë janë gratë nga Republika Çeke sepse janë jashtëzakonisht të bukura me një pamje që i dallon nga gratë e tjera.

Të gjashtat në listë janë suedezet, me 296 vota, të ndjekura nga gratë islandeze, me 284 vota, pasi gratë e të dy vendeve spikasin për kombinimin e flokëve bjonde dhe syve blu.

Vendi i 8-të mbahet nga gratë amerikane ndërsa pozicioni numër 9 nga gratë braziliane sepse ato janë të ndryshme nga gratë kaukaziane dhe në vendin e 10-të renditen gratë japoneze me 269 vota. Ndërsa ato shqiptare në vendin e 19-të.