Një ciklon mesdhetar do të përfshijë zonën e Adriatikut ku priten reshje shiu dhe stuhi në territorin e Shqipërisë gjatë pasdites dhe mbrëmjes së sotme.

E shtunë, 19 nëntor 2022

LEXO EDHE:

Parashikimi i motit për ditën e premte, 19 nëntor 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në pjesën e parë të ditës,  pasdite sërish dhe mbrëmje do të kemi reshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug – perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       8/18°C
Zona e ulët         12/23°C
Zona bregdetare 14/24°C

Kosova, e shtunë 19 nëntor 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu  lokale. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 8°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rënie 15°C -19°C .

E diel, 20 nëntor 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu me stuhi me aktivitet kryesor në pjesën e para të ditës,  pasdite rreshjet do të humabsin intesitet.  Era do të jetë me drejtim Jug – Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore       8/14°C
Zona e ulët         12/19°C
Zona bregdetare 14/20°C/ Marrë nga RTSH