Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit në afërsi të shkollës “Jorgji Dilo”.

Mësohet se një furgon mallrash ka përplasur  një motoçikletë, duke plagosur drejtuesin e këtij të fundit. Ende nuk dihet gjendja e të aksidentuarit ndërsa policia është në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e kësaj dinamike.

Burimet bëjnë me dije se motoçikleta ka qenë duke dalë nga lagjja teksa është përplasur në kryqëzim nga furgoni. Nga ky aksident për disa minuta është paralizuar edhe lëvizja e mjeteve, duke krijuar trafik.