Sot Kosova feston 14-vjetorin e Pavarësisë! Në këtë ditë të shënuar për shtetin fqinj, janë organizuar evente dhe ceremoni të ndryshme. Presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin do të bëjnë ngritjen e flamurit në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Më pas ata të dy do të kryejnë homazhe te ‘Adem Jashari’.

Ngjarjet do të vijojnë deri në orën 18:300 ku do të mbahet koncerti i përbashkët i Ansamblet Kombëtare të Valleve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ditën e sotme Kosova feston 14-vjetorin e Pavarësisë:
Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Prej 17 shkurtit të vitit 2008 Ballkanit iu shtua edhe një shtet i ri, Kosova, e cila filloi të njihej menjëherë nga shtetet mike, ku deri më tani ajo është njohur nga 113 shtete në botë.

Në këtë ditë të shënuar janë organizuar evente dhe ceremoni të ndryshme. Presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin do të bëjnë ngritjen e flamurit në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Më pas ata të dy do të kryejnë homazhe te ‘Adem Jashari’. Ngjarjet do të vijojnë deri në orën 18:30 ku do të mbahet koncerti i përbashkët i Ansamblet Kombëtare të Valleve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Mëngjestin e sotëm edhe kryeministri Edi Rama ka uruar shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, ku shpërndan imazhe nga lufta e deri te shpallja e Kosovës shtet i pavarur, Rama shkruan:
“MIRËMËNGJES Urime të gjithë shqiptarëve ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës ”.