Apeli i Posaçëm ka shpallur të pafajshne, anëtaren e KPK, Etleda Çiftja e cila akuzohej për “falsifikim dokumentash” dhe “deklarim të rremë pasurie”.

Me anë të një njoftimi për mediat, GJKKO njofton se Çiftja është shpallur e pafajshme për të dyja akuzat, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Kujtomë që Apeli riçeli procesin gjyqësor ndaj anëtares së KPK në muajin nëntor të vitit të kaluar pasi SPAK apeloi me 8 tetor vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme

Kjo e fundit u shpall e pafajshme nga GJKKO për akuzat të falsifikimi dhe deklarimit të rremë të pasurisë. SPAK kërkoi dënim me dy vite shërbim prove për Çiften.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, kërkoi më 12 shtator dënimin me 18 muaj burgim për Etleda Çiften, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, një nga organet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në akuzën e Deklarimit të rremë e fshehjes së pasurisë, si dhe të Falsifikimit të dokumenteve.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar kërkesa për dënimin reduktohet në një vit burg, por dhe këtë masë prokuroria kërkoi që ajo të zëvendësohet me dy vjet shërbim prove.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçmee Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Daniela Shirka  (anëtare), sot më datë12.01.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 73 akti, datë17.10.2022, mbi ankimin eparaqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kundër vendimit nr.48, datë 16.09.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

  1. “Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Ç, për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
  2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës Ç, për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

Në përfundim,Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

-Lënien në fuqi të vendimit nr.48, datë 16.09.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.r.t/abcnews.al