Analisti Enton Abilekaj ka “shpërthyer” ndaj Enkelejd Alibeajt, që pretendon ende se është kryetar i Partisë Demokratike edhe pse nuk e ka zgjedhur askush dhe nuk mbledh dot asnjë organ të Partisë Demokratike. 

I ftuar në emisionin “Të Paekspozaurit” në MCN TV, Abilekaj deklaroi se Enkelejd Alibeaj po shet opozitën, madje tha se po e shet shumë lirë te Taulant Balla dhe nuk arrin dot as te Edi Rama “sepse e ka pazarin të ulët”. 

“Po flasim për një konflikt institucional të nxitur nga jashtë. Kush ka legjitimitet në këtë konflikt? Po bëjmë një vit sot, që nga 6 marsi, kur Basha dha dorëheqjen dhe Alibeaj u emërua pa vendim të Këshillit Kombëtar, me një deduksion juridik të Gaz Bardhit. Gjatë një viti Alibeaj nuk ka mbledhur dot asnjëherë kryesinë. Bëri mbledhje false, që nuk ishte mbledhje kryesie. Nuk ka mbledhur njëherë grupin. Nuk bëhet fjalë të mbledhë Këshillin Kombëtar, që ka zgjedhur Basha, jo atë të riun. Kjo parti është zero për një vit.

Tani përjashtoi katër njerëz pa mbledhur as kryesinë e grupit parlamentar, sepse është minorancë. Sekretari i grupit është Salianji dhe nënkryetari tjetër është kundër Alibeajt. Pra, ky njeri që nuk mbledh dot asnjë organ, për çfarë e mban partinë? Ose e mban për ti shërbyer Edi Ramës, ose për ta mbyllur për inat të Sali Berishës? Por është e sigurtë që nuk e mban për demokratët.

***

Alibeaj ka privatizuar çdo gjë dhe e shet te Taulanti, as te Rama jo, sepse është nivel i ulët fare. Këta proppzun Ledia Brahon dhe një Gjomarkaj për Avokat të Popullit. Votuan këta të PD-së, Brahon. Ky takon Taulantin dhe i fut 11 firma për Gjomarkaj. E dini pse u prish marrëveshja? Ky është një njeri që do të shesë për dy lek opozitën shqiptare. E shet te Taulanti, as te Rama, të rriste pak pazarin”, deklaroi ndër të tjera Abilekaj.