Home TEKNOLOGJI Steve Wozniak mbështet lëvizjen për të drejtën e riparimit të pajisjeve elektronike

Steve Wozniak mbështet lëvizjen për të drejtën e riparimit të pajisjeve elektronike

9

Bashkë-themeluesi i Apple, Steve Wozniak, dha opinionin e tij mbi të drejtën e riparimit, që është shndërruar në një mollë sherri mes kompanive dhe përdoruesve.

Në një video ku ai i përgjigjej përkrahësit të kësaj lëvizjeje, Louis Rossman, ai u shpreh se “pas bërjes së kërkimeve, unë mbështes totalisht lëvizjen për të drejtën e riparimit dhe besoj se mbështetësit e kësaj lëvizjeje po bëjnë gjënë e duhur”.

Në këtë video, Wozniak ilustron mënyrën se si mbizotërimi i open-source tech luajti një rol kryesor në zhvillimin e shumë produkteve në Apple. Ironia e këtij opinioni qëndron në faktin se aktualisht Apple është një ndër kompanitë më të rrepta për sa i përket të drejtës për riparim, mirëpo kjo mund të shpjegohet me faktin se ai nuk ka qenë një punonjës zyrtar i Apple që nga viti 1985.

Apple dhe Microsoft detyrojnë përdoruesit të shfaqen në dyqanet e tyre të riparimit dhe për problemet më të vogëla. Megjithatë, me rritjen e mbështetjes së kësaj lëvizjeje nga Wozniak dhe shumë persona të tjerë mjaft të njohur e drejta e riparimit po rrit ndikimin e saj.

Gjatë kësaj jave u shfaqën disa raportime ku thuhej se administrate Biden po përgatit një urdhër të ri ekzekutiv në favor të së drejtës për riparim.