Meta: Situata është shumë e vështirë doktor. Komunistët me në krye Sorosin e morën edhe Amerikën.

Berisha: Lene Ilir. Ka dy net që nuk fle gjumë. Duhet ta ndalim këtë valën e kuqe. Është detyra jonë madhore ndaj kombit dhe historisë botërore. Prandaj nuk e thirra edhe Lulin se edhe ai e ka marrë një bursë nga Sorosi.

Meta: Nuk di kujt t’i besosh doktor. Shyqyr që kemi avokat Altinin dhe Fred Cakon që na tregon për këto komplote se do të hanim sapunin për djathë.

Berisha: Dëgjo, dakord, shiko, nuk them, vetëm se mos e rando shumë dorën. Ke filluar çdo psikopat që gjen në rrugë e çon në Jalë dhe e shpall filiz demokracie. Se e kishe dhi me atë demonstruesen nga Kanadaja. Edhe me ato që shajnë Ramën nga robt. Gjeju burrë or ti, të bien rehat, por mos m’i bëj heroina.

Meta: Ke të drejtë doktor, po ka rënë piaca fare. Ky Rama po i blen të gjithë. Neve na kanë mbetur këta të kazanëve të plehrave që nuk bëjnë as për riciklim.

Berisha: Për çfarë shkove në Ballsh?

Meta: Bylis doktor.

Berisha: Një mut është, se nuk është Athina.

Meta: Ok. Ok. D.m.th isha në Bylis. Aaaaaa. Bukur shumë doktor. Dekorova restorantin me të njëjtin emër. Bylis quhej edhe restoranti. Bënin ca zoga të skuqura, që të lëpije gishtat.

Berisha (kurioz): Ou! Po me çfarë urdhri e dekorove?

Meta: Ëëëëëë. Këtu ishim ca ngushtë se ai në 2005-ën e kishte hapur. D.m.th nuk kishte qenë as bazë e luftës dhe as pishtar për shtypjen e revoltave të ‘97-ës. Por u sajuam. Gjyshi i kuzhinierit kishte qenë në një klasë me xhaxhanë e njërit që kishte qenë intendent gjatë luftës. Ëëëëëë. Dhe ia futëm “Për merita të veçanta”.

U gëzuan shumë edhe gratë greviste që u çova Silvana Braçen. Tani edhe për 20 ditë të tjera nuk dalim nga greva, më thanë.

Berisha: Ta ka fut prapë ai i gjati. Dolën nga greva. Po ti në Mallakastër do ta nisësh përmbysjen e komunizmit or ti?

Meta: Ëëëëëëë

Berisha: Por ke bërë shumë mirë me Silvanën. Duhet me e konkurru atë Veliajn. Merr Kozma Dushin çoje nëpër fshatra.

Meta: Nuk e mbajnë gjunjët Komin doktor. U plak edhe ai.

Berisha: Po na mbysin komunistët. Duhet të gjejmë forma të reja.

Meta: Doktor, po sikur ta fillojmë si në Rusi?

Berisha: Hë!

Meta: D.m.th me blogerë. Si bëri Navalni kundër Putinit, edhe ne të bëjmë Arminën kundër Ramës. D.m.th të fillojë dhe shkruajë statuse politike.

Berisha: Ajajajaj. Sa bukur të ka shkuar mendja. Me këtë rast inshallah e helmon ai i gjati dhe të shpëtojmë të gjithë. Bukur, bukur. Do ta diskutojmë herën tjetër. Papapapa. Sa bukur!