Disa persona janë qëlluar me armë në një stacion metrove në Brooklyn orët e para të së martës. Sipas të dhënave të para, dyshohet që pesë persona janë qëlluar ndërsa autoritetet po kërkojnë një person që kishte vendosur maskë kundër gazit dhe kishte veshur një jelek fosforeshent.

Veç personave të plagosur, sipas raportimeve në vendin  ngjarjes janë gjetur edhe një sërë lëndësh plasëse të paaktivizuara. Si pasojë e sulmit dyshohet që te ketë edhe viktima.

Mediat amerikane janë duke raportuar për një sulm të ndodhur pak më parë në metronë e Brooklyn-it në Neë York ku dyshohet se ka edhe viktima. Përdorues të rrjeteve sociale shkruajnë se fillimisht kanë dëgjuar të shtëna në metro gjatë orëve të mëngjesit ku njërezit janë në lëvizje, ndërsa më pas kanë parë të dalë tym.

Ndërkohë, autoritetet raportojnë se kanë gjetur edhe disa eksplozivë që nuk kanë shpërthyer në ambientet e metrosë së Brooklyn-it.