Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat ka folur lidhur me një lajm që ka qarkulluar në media se ai mbështetet dhe financohet nga një person në Paraguaji.

Alibeaj i ka konsideruar këto informacione si fantazi e sëmurë dhe histori shpifjesh e trillimesh.

“Duhet të jetë fantazi e sëmurë që përmendet Paraguaji. Është një histori shpifjesh dhe trillimesh. Duhet të mësohen me faktin që mund të ketë politikanë të pakorruptuar dhe të pashantazhueshëm. Jemi në një mbledhje që synon bashkimin e demokratëve dhe e ardhmja e PD-së”,-tha Alibeaj.

Reagimi i Alibeaj vjen pasi ditën e djeshme në media qarkulloi një lajm, ku një person i cili pretendon se është gazetar nga Paraguaj, kërkon nga Ministria Publike e shtetit të tij, të hetohet mbështetja që ekonomisti Carlos Fernández Valdovinos i ka dhënë deputetit të PD, Enkelejd Alibeaj.