Sulmet kibernetike nga Irani, Peleshi: Projekt 24 mln dollarë për të forcuar mbrojtjen, jemi të paprekshëm

Peleshi: Projektvendimi ka lidhje me përmirësimin e trajtimit financiar të përfaqësuesve ushtarakë apo civilë në përfaqësi të jashtme, bëhet fjalë për një komunitete jo shumë të madh, janë rreth 85 përfitues. Ky është një vendim që tregon se qeveria shqiptare do vazhdojë të investojë  për të rritur reputacionin e FA të Shqipërisë.

Para dy muajsh ka filluar rritja 30% e pagave për të gjithë ushtarakët. Është një nga trajtimet më dinjitoze krahasuar me vendet e rajonit. Kjo sot është bërë edhe më e rëndësishme për shkak të situatës së sigurisë që ka ndryshuar pas agresionit rus. Duhet të investojmë më shumë për të përmirësuar sigurinë edhe atë kibernetike. Ne jemi të sulmuar dhe le të themi, jemi duke u përballur me sulme serioze

Sulmi ndaj sistemit TIMS. A keni marrë masa shtesë që mos cenohet siguria e vendit?

Peleshi: Për herë të parë po e ndaj me publikun faktin që sistemet tona kibernetike ushtarake as herën e parë as tani nuk janë prekur. Janë më se të mbrojtura për shkak se janë të dedikuara dhe të shkëputura nga sistemet e tjera. Sa i përket planeve dhe projekteve që po punojmë për ta ngritur në një nivel më të lartë sigurinë kibernetike jemi në zbatim të një projekti shumë të madh në vlerë 24 mln dollarë të mbështetur nga partnerët që synon ngritjen e qendrës së sigurisë kibernetike dhe aftësimin e stafit.

Nuk jemi në ndonjë skenar të mundshëm të cenimit të sovranitetit tonë. jemi anëtarë të NATO-s, jemi të paprekshëm. Asnjë territor i NATO-s nuk është i cenueshëm.

Lajmi ne përditësim…