Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri nëpërmjet një postimi në facebook, ka bërë me dije se sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama në kuadër të sulmeve kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë.

Në njoftim thuhet se Blinken ka dënuar me ashpërsi veprimet e Iranit, ndërsa gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes SHBA-ve dhe Shqipërisë si dy vende aleate të NATO-s.

Postimi i plotë nga ambasada amerikane në Tiranë:

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik. Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”. – Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price