Pas takimit të tij me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, kryeministri Edi Rama tha në një intervistë për VOA se diskutimi në takim preku të gjitha temat më të rëndësishme aktuale.

I pyetur për bashkëpunimin me SHBA-në dhe anëtarësimin në Këshillin e Sigurimit kryeministri tha se ishte një propozim nga Shtetet e Bashkuara në mënyrë që dy vendet të bëhen bashkë për të adresuar dosje të caktuara.

Ndër të tjera, për  raportet e nxjerra nga ndërkombëtarët për shkallën e korrupsionit në vend Rama tha se nuk i merr të mirëqena pasi lufta ndaj korrupsionit do kohën dhe durimin e vet.

“ I takon Prokurorisë Speciale të evidentojë faktet, jo bazuar në llafe dhe spekulime. Si ditën e parë dhe sot këto janë vepra të dobishme”-kjo ishte dhe përgjigjia e Ramës lidhur me hetimet e fundit që po kryhen nga SPAK dhe Komisioni për Inceneratorët.

Pjesë nga intervista e kryeministrit pas takimit me Blinken

Rama: Diskutuam lidhur me bashkëpunimin në Këshillin e Sigurimit dhe marrëdhëniet bilaterale, rajonin dhe në terësi besoj prekëm të gjitha temat e rëndësishme në këtë marrëdhënie.

-Për cfarë bashkëpunimi bëhet fjalë?

RamaËshtë një proces i njohur kur dy vende bëhen bashkë për të adresuar një ose disa dosje, SHBA na e propozoi ne dhe e pranuam me kënaqësi.

-A do të paraqisë një resolute për cështjen e Ukrainës?

Rama:Kjo nuk është vetëm çështje e jona por e gjithë botës, jemi krah SHBA dhe vendimarrja u takon atyre.

A ka qytetarë shqiptarë atje dhe a janë larguar?
Rama: Ministria e Jashtme ka marrë të gjitha masat, kemi dhe qytetarë që janë me misionin e OSBE-së që duhet të qëndrojnë atje.

Jeni në pushtet prej 9 vitesh, por ende ka korrupsion pse administrate nuk ka qenë e suksesshme?

Rama: Lufta kundër korrupsionit është një luftë që e ka atakuar në mënyrën e duhur, jemi angazhduar të udhëheqim reformën e drejtësi dhe të transformojë sektorinn e shërbimeve.
Është modernizim lufta ndaj korrupsionit, kërkon kohën dhe durimin e vet.