Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe një herë tek angazhimi i Presidentit Ilir Meta në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se ky i fundit e ka humbur rolin e tij si President i Republikës me veprimet që bën.

Rama ka theksuar sërish se Meta bën veprimtari ilegale në kundërshtim me protokollin presidencial për sa i përket tekimeve elektorale.

Kryeministri ka shtuar se përgjigjen Ilir Meta do ta marrë më 25 prill.

Rama: “Unë nuk mendoj se ka nevojë për komente. Veprimtaria ilegale e Metës është në sytë e të gjithëve Ilir Meta nuk është në lartësinë e detyrës por praktikisht nën çdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur marrëdhënien me trutë e kokës. Një president që bën propagandë kundër qeverisë dhe flet me një gjuhë rruge dhe që lëviz ditën e natën për qëllime elektorale dhe që e ka vënë zyrën e rojtarit të Kushtetutës në funksion të ndërmarrjes që e menaxhon e shoqja dhe që humbet nivel me detyrën nuk ka nevojë ta komentojë unë. Të gjithë e shohin dhe do ta dënojnë në 25 prill. Sepse është përtej çdo lloj mundësie”

Top Channel