Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, shpall fitoren ndaj grupit radikalit shiit Hezbollah në Liban.
Lajmin e bënë të ditur agjencia e lajmeve Reuters dhe “The Times of Israel”. Eliminimi i drejtuesit të Hezbollahut, Hasan Nasrallah në fund të shtatorit ishte përfundimi kulmor i këtij qëllimi, tha Katz. Nasrallahu u vra më 27 shtator gjatë një sulmi izraelit në një zonë periferike në jug të Bejrutit.
“Tani detyra jonë është të vazhdojmë të ushtrojmë presion për të korrur shpërblimet e kësaj fitoreje.” Izraeli nuk është i interesuar të ndërhyjë në politikën e brendshme të Libanit, sepse Izraeli “e ka mësuar mësimin e tij”.
Ai tha megjithatë se shpreson që bashkësia ndërkombëtare do ta shfrytëzojë këtë mundësi politikisht dhe që Libani do t’u bashkohet vendeve të tjera për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin.
Organizatë me ndikim përtej kufijve të Libanit
Gjatë luftës civile në Liban, nga viti 1975 deri në vitin 1990, Hezbollahu u zhvillua nga një grupi i vogël shiit në një organizatë me ndikim përtej kufijve të Libanit. Në vitin 1983 forcat izraelite i dëbuan ata nga Libani. Në vitin 2006 Hizbollahu zhvilloi një luftë mujore kundër ushtrisë izraelite në Liban. Ushtria izraelite nuk mundi ta mposhtte milicinë e armatosur rëndë dhe të mbështetur nga Irani dhe i tërhoqi trupat e saj. Për Hezbollahun ky ishte një triumf i madh që i solli mbështetës jo vetëm në bastionet e tij në Libanin jugor.
Izraeli e konsideronte milicinë Hezbollah si armikun më të rrezikshëm në kufijtë e tij. Gjatë luftës së Gazës Hezbollahu bombardoi vazhdimisht objektiva të ndryshme në Izrael. Ushtria izraelite marshoi në jug të Libanit natën e 1 tetorit. Që atëherë të dyja palët janë përfshirë në luftime të ashpra, gjatë të cilave trupat izraelite goditën edhe ushtarë paqeruajtës të trupave të Kombeve të Bashkuara Unifil./ DW
Top Channel