Top Channel sjell një risi të re teknologjike për të gjithë shikuesit besnikë të emisionit Për’puthen.

Ky reality show, i vetmi në Shqipëri kushtuar dashurisë është kthyer në një fenomen televiziv që nuk dal risitë.

Si një kërkesë e vazhdueshme e publikut, por edhe si pasoje e target grupit kaq të gjerë të shikuesve që ka ky program, Përputhen njofton një tjetër risi të rëndësishme.

Bëhet fjalë për një aplikacion të quajtur Për’puthen, të cilin ndër të parët e ka regjistruar Jasmina, një nga vajzat e Për’puthen. Pjesëmarrësit e spektaklit Për’puthen ju ftojnë të gjithëve që nëpërmjet këtij aplikacioni ju mund të shikoni video ekskluzive, intervista të personazheve aq shumë të ndjekur nga ju por edhe ngjarje të patransmetuara në program. Jasmina ka parë e para të pathënat e ish-konkurrentëve.

Atë që nuk mund të shihni dot në program tashmë do e shihni në aplikacionin Për’puthen. Aplikacionin Për’puthen mund ta shkarkoni si nga Play Store ashtu edhe nga App Store.

Top Channel