Sipas MeteoAlb deri në orët e mesditës vendi ynë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Por orët vijuese i bëjnë më të dukshme vranësirat në territor, ku në zonat e thella malore do të krijohen mundësi të pakta për reshje të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.