Tensione në Kuvend. Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është revoltuar me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, pasi kjo e fundit i ka hequr zërin. Ai është ngritur nga vendi dhe ka shkuar te foltorja, të cilën e ka goditur me inat. Sakaq, Nikolla e paralajmëron me masë, se do e përjashtonte nga seanca.

DEBATI
Këtë e konfirmoni dhe ju se nuk mund të mashtroni publikun. Nuk mund të zhvillohet asnjë interpelancë parlamentare kur ajo seancë iu takon zgjedhësve. Nuk ka pasur asnjë ftesë nga ana juaj dhe nuk mund të kishte, që brenda kohës që më përcakton rregullorja, të jepja shpjegimet e mia mbi kërkesën për interpelancë. Nuk ka pasur asnjë votim të seancës plenare që të rrëzohet kërkesa jonë. Refuzoj çdo shpjegim tjetër të dhënë se nuk përputhet me realitetin. Nuk ka pasur asnjë njoftim
Nikolla: Në seancën e kaluar u votua kalendari. Lidhet me planifikime, ku përfshihet dhe interpelanca urgjente.