Ditën e sotme, po zhvillohet ndeshja e Turqisë ndaj Zvicrës, ndeshje e cila ka filluar në orën 18:00. Vetëm në pjesën e parë, Zvicra duket të jetë e uritur për fitore pasi ka shënuar 2 gola. Në minutën e 6 shënoi Haris Seferovic dhe 20 minuta më pas ka shënuar një shqiptar Xherdan Shaqiri. 

Shaqiri ka realizuar një gol spektakolar, nga jashtë zone, duke tundur rrjetën. Pritet që të jetë ndër golat më të bukur të realizuar deri më tani në kompeticion.

fax web