Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur lagjen Buça në provincën turke të Izmirit, raporton Anadolu Agency (AA).

Tërmeti shkaktoi panik tek banorët dhe rrëzoi minaren e një xhamie, thanë zyrtarët. Një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën teksa po përpiqeshin të largoheshin nga shtëpitë e tyre në panik.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti me magnitudë 4.9 e kishte epiqendrën në rrethin Buça të Izmirit dhe ra  në orën 3:29 të mëngjesit.

Tërmeti u pasua nga disa pasgoditje dhe u ndje në zonat përreth. Kryebashkiaku i Izmirit, Tunç Soyer tha se nuk kishte raportime për dëme të mëdha përveç minares së rrëzuar.

“Përveç panikut, frikës, alarmit të shkaktuar te banorët tanë, nuk kemi marrë asnjë raport negativ”, tha Soyer për televizionin HaberTurk.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu fluturoi në Izmir për të inspektuar operacionin e kërkim-shpëtimit dhe dëmtimet pas tërmetit./Abcnews.al/