Policia e Sarandës ka arrestuar 41-vjecarin Paris Qurku, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lëvizje duke thyer masën e sigurimit personal “Arrest shtëpie” për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, që ky shtetas kishte.

Qurku ishte arrestuar në shtator 2020 sëbashku me Kleo Hysin e Jetmir Gërbin, si autorë të dyshuar të vjedhjes me dhunë të 91 vjecarit Dhimitër Papa në fshatin Malçan të Finqit. Pas disa kohësh në paraburgim, në prill 2022 i’u zëvendësua masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”. Në 21 shkurt të këtij viti, Gjyqtari Fatmir Ndreu e dënoi Qurkun me 7 vjet burg e në aplikim të gjykimit të shkurtuar me 4 vjet e 8 muaj burg. Ai ishte i detyruar të qëndronte në arrest shtëpie deri sa të shprehej me vendim Gjykata e Apelit.