IKMT së bashku me policinë kanë mbërritur herët në mëngjes në “Prestige Resort” në Golem.

Fadromat e IKMT dhe forca të xhenios së bashku me policinë kanë mësyrë në ambientet e ‘Pretige’ që herët në mëngjes pa paralajmërim, raportojnë mediat.

Pushuesit që ndodheshin në ambientet e hotelit dhe punonjësit e stafi janë nxjerrë me forcë që në mëngjes. Kjo është ndërhyrja e dytë në “Prestige Resort”, pasi fadromat prishën pishinat e hotelit pak kohë më parë.

Nuk dihet ende se çfarë veprimesh do të ndërmerren nga policia, fadromat apo forcat xhenio, pasi nuk ka asnjë paralajmërim.