Hetuesit belge jane rikthyer sërish në prokurorinë e Tiranës ku kanë bëre atje një takim me homolgët e tyre të kryeqyteti. Fax News mëson se Dosja Toyota Yaris nuk ka qenë çështja e vetme me të cilën ata janë marrë.

Mësohet se ata kanë mbledhur të dhëna edhe për disa dosje të hapura. Ata po hetojnë grupe kriminale dhe persona të përfshirë në krime të ndërlidhura mes Shqipërisë dhe Belgjikës.

Kujtojmë se vetëm kohët e fundit disa shqiptarë të lidhur me krimin kanë humbur jetën në Belgjikë.

Ndërkohë pas takimit në prokurorinë e Tiranes atandi shkojnë serish në SPAK, ku do mbledhin dhe do përpilpjnë të gjitha aktet e mbledhura në vendin tonë e më pas do largohen.

Sipas informacioneve nga SPAK, prokurorët belgë largohen në darkë nga Shqipëria për të vazhduar hetimet në Bruksel.