Dalin fotot e 5 personave të vënë në pranga si rezultat i operacionit “Punisher 2”, të zhvilluar nga policia e Tiranës ku u sekuestruan 11300 tableta ekstazi.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

Droga sigurohej në Kosovë dhe transportohej në vendin tonë përmes linjës së autobusëve Prishtinë-Tiranë dhe destinacion kishte lokalet e natës në Tiranë por edhe plazhet në jug të vendit.

Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci.

Nëse droga do hidhej në treg kapte vlerën e 400 mijë eurove.