Nga Erion Murataj
Në 12 vite Edi Rama është modelli i lakmuar i cdo ekipi futbolli .
3 herë Champions (fitore në zgjedhje politike),
3 herë kampionat (fitore në zgjedhje lokale),
3 herë kupë (rrëzoi Ilir Metën , Sali Berishën e turpëroi ndërsa me Lulin talli lesht në kuptimin e plotë të fjalës ).
Po kjo nuk mjafton kur diktatin e legjitimon me “demokraci” .
Në ditën kur të gjithë shkulën lesht dhe qan me oi oi oi kur thotë Vrenozi i korcës , ditën e përvjetorit të vdekjes së ish udhëheqësit legjendar , GJAKATAR dhe shokë-vrasës së PS (ish PPSH ose PKSH) shokut Enver .
Rama zgjodhi të bëhet i “mëshirshëm” duke shpëtuar Oltën.
Kockat në varr do i ken lëvizur shokut Enver kur ka dëgjuar se trashëgimtari nuk eci në gjurmët e tij.
Shpirti atje ku është do i jetë trazuar kur në vend që me urdhër të kujtohej kortezhi kilometrik , lotët rrëke dhe leshtë e shkulur mbetën pa’ transmetuar në ekrane pasi prozhektorët ranë mbi Oltën që burrat e kurveleshit i quajti ATA që zbresin nga malet e ngulin cadrat .
Sdo mend që diktati me metoda demokratike zbyth dhe historinë apo amanetet .
Mbase përjetimi duke parë këtë tablo e bëri të pendohet shokun Enver e për shokët e vrarë nga BEQIR BALLUKU tek MEHMET SHEHU.
E nëse Beqiri e ka trashëgimtaren krah pasardhësit cnderues të shokut Enver ngelet vetëm të thuhet se :
Smund të vritet dy herë Mehmeti !