Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin grek, pasi një foshnje dyshohet se është vrarë nga vetë prindërit e tij.

Mediat greke bëjnë me dije se fëmija dyshohet se është vrarë nga prindërit e tij, origjina e të cilëve nuk cilësohet kombësia e tyre, ndërsa sqarohet se ata janë arrestuar tashmë.

Sipas informacioneve, dy prindërit e foshnjës punojnë në një hotel në zonën e Vravronas. Kanë qenë personat që jetonin dhe punonin në hotel të cilët kanë njoftuar policinë pasi kanë vënë re diçka të dyshimtë, dhe më pas efektivë kanë shkuar në dhomën e prindërve për kontroll.

Aty kanë gjetur dhomën të mbuluar me gjak dhe pasi kanë kontrolluar kamerat kanë konstatuar se babai i fëmijës e ka hedhur foshnjën në koshin e plehrave jashtë hotelit.

Pas një kontrollit të kryer në koshat e mbeturinave, u konstatua se kamioni i plehrave kishte kaluar dhe kishte zbrazur koshat. Autoritetet po përpiqen të lokalizojnë kamionin e plehrave, si dhe trupin e foshnjës, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Dyshohet se foshnja është sjellë në jetë pak ditë ose orë para se policia të kryente kontrollin në dhomën e hotelit.