Një motori i forcave “Shqiponja” është aksidentuar në qytetin e Sarandës, e për pasojë ka mbetur i lënduar një polic.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në zonën e quajtur Qafë Gjashë. Motori i forcave “Shqiponja” të Tiranës, i ardhur për të asistuar policinë e Sarandës është përplasur me një mjet të drejtuar nga një shtetas italian.
![](https://secure-ds.serving-sys.com/BurstingCachedScripts//Res/blank_1X1.gif)
Efektivi i policisë është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa mësohet se gjatë pasdites deri në orët e para të mëngjesit efektivët e Task – Forcës të Qarkullimit Rrugor kanë kryer edhe disa arrestime në Sarandë, të personave që janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në Ksamil dhe Sarandë./abcnews.al
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)