Prej kohësh po përflitet se Dafina Zeqiri dhe Tayna i kanë krisur raportes mes tyre. Edhe pse kanë së bashku një duet mjaft të suksesshëm “Bye Bye”, duket se dy artistet më në zë të momentit i kanë thënë mirupafshim njëra-tjetrës dhe në jetën reale.

Së fundmi, Dafina publikoi në profilin e saj në instagram një përkufizim të “freestyle”. “Rrepi freestyle – “e pa shkruar, e pa ushtruar, e pa prerë dhe njëkohësisht forma më e vrazhdë e repit”, është shprehur Dafina, por pa përmendur asnjë person në veçanti.

Megjithatë, ky postim nuk është pritur aspak mirë nga Tayna, e cila i është kundërpërgjigjur duke ripostuar një video të një fanseje të saj, krahas së cilës ka shkruar: “Ty nuk t’i dinë as këngët, e ‘freestyle’-t e mi i dinë përmendsh. Ne nuk jemi njësoj”. /abcnews.al

https://streamable.com/o/lh2fib#?secret=hTDpDzreoO