Një pikë e grumbullimit dhe tregtimit të pjesëve për makina është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë Sheshit të Flamurit. Nuk raportohet për të dëmtuar. Flakët janë përhapur, duke djegur edhe banesen qe ndodhet në katin e dyte, në godinën ku ndodhet pika e grumbullimit dhe tregtimit të pjesëve për makina

Si pasoje e zjarrit, janë rrezikuar edhe banesat përreth.

Paraprakisht dyshohet për një shkëndijë elektrike që ka shkaktuar zjarrin, i cili po vihet nen kontroll. Ndërkohë pritet që policia të nisë punën për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, ka rënë zjarr në një servis automjetesh, në pronësi të shtetasit S. P.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.