Fëmija 6-vjeç i cili u aksidentuar këtë mesditë në Tiranë, ka nevojë për gjak, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. “JOQ Albania”, ka publikuar një mesazh nga një i afërm i fëmijës, i cili shkruan se ka fëmija ka nevojë urgjente për gjak të grupit AB+.

“NDIHMË!!! JU LUTEM KUSH KA GRUP GJAKU AB+ TE VIJE TE DHUROJE TEK SPITALI I TRAUMES PER ATE FEMIJEN QE U AKSIDENTUA SOT… Jam shok i tij, jam ne spital qe nga momenti I pare dhe po kerkojne gjak pasi situate eshte jo e mire. Ju lutem sa me shume njerez ta ndihmojne,”- shkruhet në mesazh.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të hëne në lagjen ‘Don Bosko’ në Tiranë, ku një makinë tip ‘Opel’ u ngjit në trotuar duke përplasur një grua dhe një fëmijë të vogël.

(R.G/Faxweb.al)