Kryeministri Sali Berisha ka ftuar demokratët e Shkodrës ditën që të jenë të pranishëm ditën e dielë në orën 11:00 në Pallatin e Sportit ku pritet të ketë një takim me ta.

Kjo vjen në mometnin kur kreu i PD, Lulzim Basha ka njoftuar takime me bazën e anëtarësisë së PD në qytete të ndryshme të vendit dhe mendohet se do të fillojë nga Shkodra. Ish kryeminsitri tha se revolucioni do të vazhdonte me çdo kusht deri në kthimin e selisë tek anëtarët e PD.

Si shkoi deklarata para prokurorëve?

Berisha: Kur kishte moment kundër Ramës ata nuk e pëlqenin. Rrudheshin aty, por unë fjalën time do ta thoja nuk mund të mos e bëja.
Së pari ftoj demokartët e Shkodrës ditën e dielë në orën 11:00 në pallatin e sportit. Revolucioni nuk ndalet dhe ju garantoj unë ju se do vazhdojë.

Si do kthehet selia e PD?

Berisha: Do u kthehet demokratëve, nuk ka forcë në botë që ta marrë dhe ta kthejë në kulla. Nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm se t’i vendosin emrin George Soros.