Ditën e djeshme në Pisa të Italisë, një 29-vjeçar shqiptar humbi jetën pas një aksidenti tragjik me motor. Mediat italiane kanë shkruar se 29-vjeçari Besmir Shala po kthehej nga e dashura e tij kur teksa ecte me motorrin e tij tip “Beverly Piaggio” humbi kontrollin dhe u përplas me rrethrrotullimin CNR në Ghezzano, në komunën e San Giuliano Terme.
Shala kishte jetuar për shumë vite në Norvegji, por së fundmi ishte zhvendosur për të jetuar në Pisa.
Kanë qenë kalimtarët e çastit ata që kanë parë 29-vjeçarin shqiptar në rrugë dhe kanë telefonuar menjëherë ambulancën dhe policinë. Edhe pse ambulanca mbërriti me urgjencë në vendngjarje Shala u shpall i vdekur në vend.
Autoritetet thonë se ka dyshime se atë e ka zënë gjumi ose mund të ketë pasur ndonjë problem shëndetësor