POGRADEC- Një 46-vjeçar, me detyrë specialist për hetimin e krimit në Pogradec ka përfunduar në pranga të policisë.
Ai një ditë më parë u përfshi në një aksident rrugor dhe më pas u largua nga vendin e ngjarjes, në tentativë për t’i shpëtuar autoriteteve.
Nga kryerja e hetimeve, rezultoi se efektivi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Arrestimi i tij u bë me urdhër të Agjencisë së Mbipëqyrjes Policore/n.m.abcnews.al