Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur sonte në Pejë, ku të vrarë kanë mbetur dy zyrtarë të kësaj partie, Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijajt.

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Kurti thotë se janë të tronditur nga lajmi tragjik për vrasjen e dyfishtë në qytetin e Pejës dhe i ftoi organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë.

“Sonte u tronditëm nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Pejës. Sipas konfirmimit zyrtar të Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vrarë dy qytetarë të vendit tonë, kandidati për kryetar të komunës së Pejës, A. A., dhe, ish kandidati për kryetar të Deçanit, B. K., të dy nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, miqve dhe bashkëpunëtorëve nga Partia Demokratike e Kosovës. Në këto momente të vështira bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre për këtë humbje kaq tragjike. 

Ftoj organet e rendit që me seriozitetin më të lartë, sa më parë të zbardhin rastin e kësaj vrasje të dyfishtë”, tha Kurti.