Me siguri që familja Webs nuk e kishte menduar kurrë se kopshti i tyre i madh do t’i shërbente Tom Cruise si pistë për helikopterin e tij.

E megjithatë kjo ndodhi. Gjatë xhirimeve të Mission Impossible, aktori njoftohet në minutën e fundit se aeroporti lokal në Coventry, Angli ishte mbyllur përkohësisht kështu që atij ju deshtë të gjente një vend tjetër për të ulur helikopterin.

”Nuk na u tha se ishte Tom Cruise. Na thanë se ishte një njeri i famshëm që ishte me nxitim dhe thjesht duhet të ulte helikopterin e tij. Ne pranuam pasi menduam dhe që fëmijët tanë të shihnin një ngjarje të tillë,” thotë pronari i shtëpisë Allison Webb për BBC.

”Sapo Tom Cruise doli nga helikopteri ne të gjithë u shtangëm dhe thamë UAU. Ai menjëhrë takoi fëmijët me të cilët bëri dhe fotografi më pas erdhi tek ne për të na falenderuar,” shprehet Webb.

Ai madje shtoi se për t’i bërë fëmijët të lumtur, Tom Cruise u sugjeroi atyre një udhëtim me helikopter. “Ishte surreale. Unë ende nuk mund ta besoj se ka ndodhur” shtoi Webb.