Që prej fillimeve të karrierës së saj muzikore, këngëtaren Melinda Ademi e mbajmë mend thuajse me të njëjtin look: brune dhe mjaft tërheqwse.

Melinda njihet për stilin e saj dhe paraqitjen e kuruar deri në detaje, por a keni menduar si duket pa pikë grimi në fytyrë?! Kuriozitetin na e shoi vetë reperja, e cila përmes disa videove ku shfaqet nga palestra zbulon pamjen e saj ujë dhe sapun.

Kujtojmë se pas një mungese të gjatë në muzikë për shkaqe personale, Melinda Ademi u rikthye sërish me një projekt të ri. Para disa ditësh reperja publikoi këngën “Qa din ti”, që u prit mjaft mirë nga publiku.

Mirëpo përfundmi i këngës “Qa din ti” ishte disi i çuditshëm dhe i pakuptueshëm për fansat. Në 40 sekondat e fundit gjithçka ndryshon dhe Melinda këndon diçka tjetër, që nuk lidhet me këngën e saj. Në fakt kjo ka qenë një strategji e mirëmenduar nga ana e këngëtares, sepse ajo ka dashur të japë një mesazh përmes këtij ndryshimi të habitshëm.

“Prive” ka mësuar se fundi i këngëve do të jetë i tillë për disa projekte rresht, pasi do të paralajmërojë këngën e radhës. Zinxhiri do të vazhdojë në këtë formë deri në plotësimin e krijimeve muzikore që Melinda ka në plan t’i publikojë. Shumë shpejt reperja do të sjellë edhe bashkëpunime për t’u siguruar se vera do të jetë shpërthyese.